Përditësimi i fundit më 17 shkurt 2026
SiqaStore është një platformë e-commerce që ofron mundësi blerjeje online për konsumatorët. Ne operojmë faqen e internetit www.siqastore.com (tutje referuar si "faqja e internetit") dhe çdo produkt dhe shërbim tjetër të lidhur që i referohet ose lidhet me këto terme dhe kushte të përgjithshme ligjore (tutje referuar si "Kushtet ligjore") (së bashku referuar si "Shërbimet").
Këto Kushte Ligjore përbëjnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të bërë midis nesh dhe Klientit apo Konsumatorit, pra Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (tutje referuar si "Ju", "Përdoruesi", "Klienti", apo "Konsumatori"), qoftë personalisht ose në emër të një subjekti, në lidhje me qasjen tuaj dhe përdorimin e Shërbimeve.
Nëse vazhdoni tutje, ju pranoni që duke hyrë në Shërbimet, ju keni lexuar, kuptuar dhe pranuar të jeni të detyruar nga të gjitha këto Kushte Ligjore. Nëse nuk pajtoheni me të gjitha këto kushte ligjore, atëherë ju ndalohet shprehimisht përdorimi i shërbimeve dhe ju duhet të ndaloni përdorimin menjëherë.
Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni dhe pohoni se jeni të paktën 18 vjeç ose, se jeni prindi ose kujdestari ligjor i një të mituri dhe ju jepni pëlqimin që i mituri të përdorë Shërbimet.
Mund të na kontaktoni përmes telefonit në +383-48-111222, në email adresën në info@siqastore.comose përmes WhatsApp në +383-49-764-242.
Platforma SiqaStore është një treg elektronik online, i cili përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme por edhe nga vetë SiqaStore, ose nga palë të treta të kontraktuara nga SiqaStore, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t'i ofrojnë konsumatorëve të SiqaStore një pasqyrë të plotë të produkteve (tutje referuar si "Produktet").
Shërbimet tona janë të destinuara për përdoruesit të cilët janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç. Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç nuk lejohen të hapin një llogari tek ne, ose të japin informacionin e tyre personal.
Kontrata në mes nesh dhe Konsumatorit lidhet përmes Platformës www.siqastore.com. Vendosja e produkteve tona në Platformë përbënë një ofertë e cila i drejtohet konsumatorëve, me qëllim të lidhjes së Kontratës së Shitjes në Distancë.
Për të lidhur këtë Kontratë, Konsumatori duhet që të shtojë produktin apo produktet e përzgjedhura në Shportën e Produkteve (tutje referuar si: "Shporta") dhe të procesojë deri në fund porosinë e tij.
Pas dhënies së Konfirmimit përfundimtar për ekzekutimin e Porosisë, Kontrata në mes të Konsumatorit dhe SiqaStore konsiderohet e lidhur. Konsumatori domosdoshmërisht duhet që të pranojë këto Kushte Ligjore për të vendosur porosinë.
Ne bëjmë çdo përpjekje për të shfaqur sa më saktë ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve të disponueshme në Shërbimet tona. Megjithatë, ne nuk garantojmë që ngjyrat, veçoritë, specifikimet dhe detajet e produkteve do të jenë të sakta, të plota, të besueshme, aktuale ose pa gabime të tjera dhe se ekrani juaj elektronik mund të mos pasqyrojë me saktësi ngjyrat dhe detajet aktuale të produkteve.
Konsumatorët janë të detyruar që menjëherë të verifikojnë dhe kontrollojnë produktet e dorëzuara ose të marruara për korrektësinë, plotësinë dhe dëmtimin e mundshëm.
Ne pranojmë format e mëposhtme të pagesës:
Çmimi i produkteve është ai i cili është i vendosur pranë produktit të listuar në Platformë. Çmimet në Platformën tonë përfshijnë Tatimin në Vlerën e Shtuar ("TVSH"), por nuk përfshijnë taksa dhe tarifa të tjera, si tarifa e dërguesit/postës.
Produktet dorëzohen nga SiqaStore tek Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. SiqaStore synon të dorëzojë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm.
Si rregull, produkti do t'i dorëzohet Konsumatorit nga palët e treta (kompani postare) që SiqaStore bashkëpunon me to apo Konsumatori mund të zgjedh opsionin për të marrë produktin direkt në zyret e SiqaStore.
Konsumatori ka të drejtë që të tërhiqet nga Kontrata, që nënkupton të kthej produktin e blerë, pa dhënë ndonjë arsye dhe pa kosto shtesë (në rast se produkti nuk është hapur nga Konsumatori), brenda afatit prej 14 ditësh nga dita në të cilën konsumatori, ose një palë e tretë, e ndryshme nga dërguesi/posta, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin.
Tërheqja nga kontrata brenda afatit 14 ditor, pa obligime financiare për konsumatorin, mund të bëhet vetëm nëse konsumatori nuk ka hapur mbështjellësin dhe nuk ka hapur paketimin origjinal.
SiqaStore ofron Garanci për produkte të caktuara të cilat blihen nga Ju në cilësinë e Konsumatorit. Të gjitha produktet që paraqiten nga SiqaStore se kanë garancion, e kanë të shënuar qartazi në platformë kohëzgjatjen e garancionit, e cila llogaritet nga dita e pranimit të produktit nga Konsumatori.
SiqaStore do të zëvendësojë produktin e konsumatorit, kur riparimi i të njejtit është i pamundshëm ose merr më gjatë se 30 ditë pune nga momenti i pranimit në depo të SiqaStore.
Ne kujdesemi për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Ju lutemi rishikoni Politikën tonë të Privatësisë në faqen e dedikuar. Duke përdorur Shërbimet, ju pranoni të jeni të detyruar nga Politika jonë e Privatësisë, e cila është e përfshirë në këto Kushte Ligjore.
Këto Kushte Ligjore do të rregullohen dhe do të qeverisen nga ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.
Për të gjitha çështjet juridike të cilat nuk janë të përfshira në këto terma të përgjithshëm, do të aplikohet Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
Për të zgjidhur një ankesë në lidhje me Shërbimet ose për të marrë informacion të mëtejshëm në lidhje me përdorimin e Shërbimeve, ju lutemi na kontaktoni në:
© 2026 Siqa Group. Të gjitha të drejtat e rezervuara.